Live

Situatë e qetë nga reshjet e shiut në Vushtrri

10:32 / 20 Janar 2023

Nga Kosova Live

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka parë nga afër zonat që kanë qenë të vërshuara nga reshjet e shiut. Ndonëse të reshurat ishin gjatë tërë ditës, situata në këtë komunë është stabile.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në Facebook.

“Ndonëse të reshurat e shiut ditëve të fundit ishin të vazhdueshme e me intensitet të lartë, situata në Vushtrri mbetet jashtë rrezikut dhe e menaxhueshme, falë punës që ka bërë dhe po bën Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në pastrimin e përrockave, kanaleve kulluese e lumenjve. Në këto momente së bashku me ekipin jemi në terren, kurse niveli i Lumit ‘Silnica’ është në kufijtë e normales, dhe po ashtu të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim”, ka shkruar ai.

Shpërndaje në

U Kopjua