Mëngjesin e sotëm, një tërmet 7.8 shkallë ka goditur Turqinë, duke shkaktuar qindra viktima e dëme të shumta materiale.
Lidhur me tërmetin dhe rrezikun për Kosovën e Ballkanin, për Gazeta Blic ka folur drejtori i Institutit Sizmiologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa.
Ai shpjegon se si rezultat i kujt ka ndodhur tërmeti, duke thënë se ai është më i fuqishmi në historinë e tërmeteve në Turqi.
“Më 6 shkurt 2023, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi Turqinë jugore pranë kufirit verior të Sirisë. Tërmeti u pasua disa minuta më vonë me 15 pasgoditje me magnitudë 5.0- 6.7 Sh. Rihter. Janë qindra viktima për shkak të magnitudës 7.8 shkallë të Rihtert, numri i viktimave pritet të jetë shumë më i lartë bazuar në gradën e shkatërrimeve dhe energjinë e liruar nga ky tërmet me përmasa të tilla duke krijuar një formë zinxhirore thyerje të mëdha dhe mikro-çarjet që mund të rezulton edhe me rrëshqitje në zonat me topografi të theksuar”, thotë ai.
“Tërmeti në fjalë ishte ndër goditjet më të fuqishme në historikun e ngjarjeve sizmike për zonën në fjalë, tërmeti me i fuqishëm deri me tani ishte tërmeti ne Izmir ne vitin 1999 memagnitudë 7.6 shkallë të Rihteri. Tërmeti në fjalë ka ndodhur si rezultat i lëvizjeve të pllakave tektonike të Euroazisë dhe Afrikës. Tektonika në rajonin përreth këtij tërmeti është relativisht komplekse, pllaka e Afrikës i nënshtrohet pllakës së Euro Azisë. Nga lëvizjet tektonike me një intensitet shumë të lartë dhe presionit mes këtyre dy pllakave është krijua mikropllaka e Anadollit e cila në të kaluarën ka gjeneruar tërmete të fuqishëm në dy anësoret e mikropllakes në kontakt me pllakat tektonike si Euro Azisë dhe Afrikës e cila lëviz në veri me një shpejtësi prej afërsisht 10-12 mm / vit Në lindje, mikropllaka Anadollit (pjesë e Euroazisë) lëviz në një drejtim të përgjithshëm në perëndim, duke drejtuar shkëputjet anësore të djathtë përgjatë kufirit të saj verior. Bazuar në aktivitetin sizmik, katalogun e tërmeteve, lëvizjet tektonike të mikropllakes së Anadollit, rezulton që kjo zonë është një ndër zona me aktivitet sizmik më të lartë në zonën që përfshin kontaktin e këtyre dy pllakave tektonike”, thekson Mustafa për Gazeta Blic.
Sa i përket rrezikut sizmik për Kosovën, ai thotë se derisa jetojmë në një zonë aktive sizmike, jemi të kërcënuar nga tërmetet .
“Kosova paraqet një rajon me aktivitet sizmik relativisht të lart, është goditur në të kaluarën dhe mund të goditet edhe në të ardhmen nga tërmetet autoktone shumë të fortë. Duke qenë se jetojmë në një zonë aktive sizmike, do përpiqemi të sqarojmë se sa jemi të kërcënuar nga tërmetet sipas hartës së rrezikut sizmik në të ardhmen, por edhe sa është rrezikshmëria nga ndërtimet në vendin tonë, ndërtesat vjetra dhe të reja, në çfarë mase u respektuan standardet e ndërtimit dhe në çfarë mase ato harmonizohen me ndërtimet në zonat sizmike. Kosova gjeografikisht është në zonën e kontaktit së dy pllakave të mëdha tektonike, në njërën anë të Afrikës që shtyn Euro-Aziatiken dhe qëndron në themel të saj. Për këto arsye, vendet në zonën mesdhetare i përkasin vendeve me rrezik të lartë sizmik duke përfshirë edhe zona përreth”, potencon ai.
Ai tregon dhe se tërmeti më i fortë në Kosovë ka qenë në vitin 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan, 6.1 shkallë.
“Tërmeti më i fortë i regjistruar dhe i dokumentuar në Kosove është tërmeti i vitit 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan me një magnitudë prej 6.1 në shkallën Richter dhe një intensitet prej 8.5 ballë Mercali”, deklaron Shemsi Mustafa./Gazeta Blic/