Live

S’ka fitues në derbin Drita – Ballkani, Ferizaj shkakton befasinë e javës

15:09 / 06 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Derbi i javës së 15-të në elitën e futbollit kosovar mes Dritës dhe Ballkanit është mbyllur pa fitues.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë 2:2 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, raporton.

Besnik Krasniqi hapi serinë e golave në minutën e 11-të duke shënuar nga penalltia për epërsinë e parë të Dritës.

12 minuta më vonë shifrat u barazuan nga një gol i Albin Berishës nga afërsia.

Drita e nisi më mirë pjesën e dytë duke rikthyer avantazhin pas katër minutave me anë të Simonovskit që shënoi me kokë.

Megjithatë, kampionët në fuqi nuk u dorëzuan dhe barazuan me Rrahmanin në minutën e 74-të.

Në takimin tjetër, Ferizaj ka shkaktuar befasinë e javës duke triumfuar 1:2 në udhëtim te Llapi në Podujevë.

Kjo ishte fitorja e parë për Ferizajn në drejtimin e trajnerit Panadiq.

Shpërndaje në

U Kopjua