PRISHTINË | 23 DHJ 2019 | Nga KosovaLive
Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk do të ketë takim gjatë së hënës me VV-në, raporton KosovaLive.
Sipas tij, është e tepërt që VV-së t’i takojë kryeministri dhe presidenti.
“Nuk do të ketë takim sot sepse jemi të zënë me aktivitetet e partisë. Por kurdo që Lëvizja Vetëvendosje thërret në takim ne jemi të gatshëm të takohemi”.
“Nuk po bisedohet për të lëshuar pe, por pozita e presidentit i takon LDK-së. Në këtë raport forcash që një parti të ketë edhe kryeministrin edhe presidentin”.
“Jemi duke biseduar që ta gjejmë një zgjidhje. LDK-ja duhet ta ketë të drejtën për kandidatin për president. Emrin nuk kemi sot, kur të vijë koha do ta bëjmë publik emrin”.