Live

S’ka takim VV-LDK, Veliu insiston se pozita e presidentit i takon atyre

12:21 / 23 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

PRISHTINË | 23 DHJ 2019 |  Nga KosovaLive

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu tha se nuk do të ketë takim gjatë së hënës me VV-në, raporton KosovaLive.

Sipas tij, është e tepërt që VV-së t’i takojë kryeministri dhe presidenti.

“Nuk do të ketë takim sot sepse jemi të zënë me aktivitetet e partisë. Por kurdo që Lëvizja Vetëvendosje thërret në takim ne jemi të gatshëm të takohemi”.

“Nuk po bisedohet për të lëshuar pe, por pozita e presidentit i takon LDK-së. Në këtë raport forcash që një parti të ketë edhe kryeministrin edhe presidentin”.

“Jemi duke biseduar që ta gjejmë një zgjidhje. LDK-ja duhet ta ketë të drejtën për kandidatin për president. Emrin nuk kemi sot, kur të vijë koha do ta bëjmë publik emrin”.

Shpërndaje në

U Kopjua