Live

Skandali “Qatargate”, nesër seanca dëgjimore për eurodeputetët e akuzuar

17:21 / 15 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Nesër do të mbahet seanca dëgjimore e Eva Kailit, Mark Tarabellës dhe Antonio Panzerit. Është hera e tretë që Eva Kaili del para këshillit paraprak, i cili do të vendosë nëse ajo do të lirohet me kusht apo do të qëndrojë në paraburgim.

Të hënën e kaluar u bë e ditur se eurodeputetja do të përfaqësohet nga një avokat i ri, kriminologu Sven Marie dhe jo Andre Rizopoulos. Për sa i përket eurodeputetit belg Marc Tarabella, ai u arrestua të premten e kaluar, më 10 shkurt, pak ditë pasi i ishte hequr imuniteti dhe u dërgua në burgun Saint-Gilles.

Megjithatë, përballë organeve të drejtësisë do të jetë edhe ish-deputeti italian Antonio Panzeri, i cili ishte arrestuar më 9 dhjetor dhe thuhet se ishte truri i një grupi të lidhur me çështjen e korrupsionit në Parlamentin Europian.

Më 17 janar u njoftua nga prokuroria e Brukselit se Antonio Panzeri nënshkroi një memorandum bashkëpunimi me autoritetet belge.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...