Live

“S’kemi kurrfarë bllokade”, pse Policia e Sveçla s’njoftuan për bllokim, por vetëm për lirim të policëve në Veri

17:00 / 14 Dhjetor 2022

Nga Kosova Live

Katër zyrtarët policor tashmë janë liruar nga ajo pjesë ku kanë qëndruar të bllokuar për katër ditë me radhë.

Lajmin për Kosovalive.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Njësiti policor në përbërje prej katër zyrtarëve policor të cilët ishin me detyrë zyrtare në atë zonë, të njëjtit veçse kanë lëvizur mbrëmë për në stacionin policor Leposaviq, ku edhe qëndrojnë”, ka thënë Kelani.

Policia e Kosovës në vazhdimësi kishte raportuar për situatën në Veri, mirëpo nuk kishin njoftuar për bllokadë të zyrtarëve policorë.

As ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla kur është pyetur rreth lajmit se katër policë janë bllokuar në Veri nuk e kishte pranuar një gjë të tillë. Madje, ai e kishte mohuar.

“Nuk kemi kurrfarë bllokade të pjesëtareve të Policisë së Kosovës në veri. nuk ka asnjë rrezik të pa menaxhueshëm për Policinë e Kosovës”, kishte thënë ministri Sveçla.

Shpërndaje në

U Kopjua