Sllovakia i ka dërguar Ukrainës katër avionë luftarak të epokës sovjektive, MiG-29.
Kështu ka deklaruar të enjten Ministria e Mbrojtjes në Sllovaki, duke thënë se ata janë dërguar në formë të sigurtë.
Ministria tha se avionët luftarakë u drejtuan nga pilotët ukrainas nga Sllovkia për në Ukrainë, kjo me ndihmën e forcave ajrore sllovake, personelit ukrainas dhe të tjerëve.
“I falënderoj të gjithë që janë përfshirë në një punë fantastike profesionale”, tha ministri i Mbrojtjes, Jaroslav Nad.
Ministria tha avionët e tjerë që kanë mbetur të llojit MiG-29-të do t’i dorëzohen palës ukrainase në javët e ardhshme. Ai tha se nuk do të japë asnjë detaj shtesë derisa ata të jenë të sigurt në Ukrainë.
Të premten, qeveria sllovake miratoi një plan për t’i dhënë Ukrainës flotën e saj me 13 avionë luftarakë të epokës sovjetike MiG-29, duke u bërë anëtari i dytë i NATO-s që dëgjoi lutjet e qeverisë ukrainase për avionë luftarakë për të ndihmuar në mbrojtjen kundër pushtimit rus, shkruan Washington Post.