I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, pas vizitës së kryer në Beograd, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq si dhe me kryenegociatorin Petar Petkoviq, është deklaruar rreth vizitës.
Kështu shkroi Sorensen në një postim në llogarinë e tij në platformën X, ku postoi dhe disa fotografi nga takimet në fjalë.
Ai tha se kanë pasur diskutime të mira mbi përpjekjet e fundit dhe fushat për përparimin në dialog.
I continued my working visit in Belgrade by meeting with Foreign Minister @markodjuric, Minister for European Integration @nstarovic and Chief Negotiator @PetkovicPetar. Had good discussions on our latest efforts and areas for progress in the Dialogue. pic.twitter.com/s181NtxXzg
— EUSR for Belgrade-Pristina Dialogue (@EUSR_Dialogue) April 25, 2025