Zyrtarët publik pritet që sot (28 shkurt) t’i marrin pagat, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave.
Ndonëse u paralajmëruar se pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të ri të Pagave, ka zëra që në institucione të sigurisë, konkretisht në Policinë e Kosovës, rrogat do të vazhdojnë të dalin për një vit sipas ligjit të vjetër.
Nga Sindikata e Policisë së Kosovës ende nuk kanë informacion të detajuar rreth rrogave që do të dalin sot pas orës 16:00. Imer Zeqiri, kryetar i kësaj Sindikate, ka thënë për “Indeksonline”, se kanë informacione që fillimisht do të paguhen me koeficient të ri, por zbritja ku i atakon koeficienti nuk ka me pas për një vit.
Sipas tij, ky veprim mbrohet edhe me anë të ligjit.
“…se kanë me qenë pagat e njëjta jashtë ligjit që është aprovuar unë nuk e kam këtë informacion. Ne jemi ankuar te Avokati i Popullit për dëmtimet. Kërkesa është pranuar ligjshmërisht. I kanë mbajt të izoluara gjitha gjërat. Nuk po dihet a do të bëhet pagesa sipas ligjit të ri të pagave a do të ketë rrezikshmëri për policinë apo siç ka qenë përpara. Ne jemi në pritje, nuk kemi informacion të konfirmuar saktë”, u shpreh ai.