Live

Sot dalin rrogat, a do të jenë të njëjta edhe për 1 vit në Policinë e Kosovës?

11:25 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Zyrtarët publik pritet që sot (28 shkurt) t’i marrin pagat, pasi Kuvendi i Kosovës miratoi koeficientit prej 105 eurosh për Pagat në Sektorin Publik në Ligjin e Pagave.

Ndonëse u paralajmëruar se pagat për muajin shkurt do të dalin sipas Ligjit të ri të Pagave, ka zëra që në institucione të sigurisë, konkretisht në Policinë e Kosovës, rrogat do të vazhdojnë të dalin për një vit sipas ligjit të vjetër.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës ende nuk kanë informacion të detajuar rreth rrogave që do të dalin sot pas orës 16:00. Imer Zeqiri, kryetar i kësaj Sindikate, ka thënë për “Indeksonline”, se kanë informacione që fillimisht do të paguhen me koeficient të ri, por zbritja ku i atakon koeficienti nuk ka me pas për një vit.

Sipas tij, ky veprim mbrohet edhe me anë të ligjit.

“…se kanë me qenë pagat e njëjta jashtë ligjit që është aprovuar unë nuk e kam këtë informacion.  Ne jemi ankuar te Avokati i Popullit për dëmtimet. Kërkesa është pranuar ligjshmërisht.  I kanë mbajt të izoluara gjitha gjërat. Nuk po dihet a do të bëhet pagesa sipas ligjit të ri të pagave a do të ketë rrezikshmëri për policinë apo siç ka qenë përpara. Ne jemi në pritje, nuk kemi informacion të konfirmuar saktë”, u shpreh ai.

Shpërndaje në

U Kopjua