Live

Sot i jepet lamtumira e fundit artistit Arlind Gjikolli

09:06 / 06 Dhjetor 2022

Nga Denis Fana

Të hënën, më 5 dhjetor ndërroi jetë në moshën 41 vjeçare muzikanti, Arlindi Gjikolli – Gjikla.

Ceremonia e varrimit do të mbahet sot, e martë në orën 15:00 në varrezat e qytetit të Pejës.

Funerali niset nga shtëpia e të ndjerit, rruga “Mbretëresha Teutë”, numër 89.

Gjikla, siç e quanin të gjithë të afërmit dhe miqtë, ishte themeluesi dhe shtylla krijuese e grupit WNC nga Peja, që zhanrin e muzikës rep në Kosovë e çoi në një stad më të zhvilluar, qoftë me tekste të angazhuara, me muzikë apo me interpretim.

“Çka kom pasë”, “Qikat e mira”, “Për ty” … janë disa nga këngët e këtij grupi, që edhe sot dëgjohen dhe frymëzojnë gjeneratat e reja.

Pas grupit WNC, Gjikla ka vazhduar edhe solo-karrierën, me tekste që kundërshtonin anomalitë e shoqërisë së Kosovës. Mjafton të përmendet këtu kënga “Juda”, që godet amoralitetin në politikë, tjetërsimin e individit dhe humbjen e perspektivës dhe të shpresës.

Largimi nga kjo botë i njeriut të vlerave, është humbje e madhe jo vetëm për familjarët dhe për miqtë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...