Live

Sot luhet derbi Manchester United- Chelsea

15:32 / 11 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Edicioni më i ri i Premier Ligës ka filluar të premtën. Ndeshjen hapëse e luajti nënkampioni Liverpooli, i cili triumfoi ndaj Norëichit 4-1.

Ndërsa sot do të luhet derbi i parë i madh këtë edicion në Premierligë, kur në fushë do të ballafaqohen Chelsea dhe Manchester United.

Lampard e luan ndeshjen e parë si trajner i Chelseat.

Formacionet priten të jenë këto:

Man Utd: De Gea, Wan-Bissaka, Maguire, Lindelof, Shaë, Matic, McTominay, Pogba, Mata, Martial, Rashford

Chelsea : Kepa, Azpilicueta, Luiz, Christensen, Emerson, Kante, Jorginho, Pedro, Barkley, Pulisic, Abraham

Ndeshja fillon ne ora 17:30.

Shpërndaje në

U Kopjua