Sot duke filluar nga ora 15:00, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës.
Kështu bëri të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, teksa ka treguar edhe rendin e ditës për këtë mbledhje.
Në rend dite janë “aktivitetet e SKQZ-së, raport për aktivitetet e Zyrës, raport i Këshillave të KQZ-së: Këshilli për Operacione Zgjedhore”.
Po ashtu u tha se do të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i raportit përfundimtar për certifikimin e listës përfundimtare të votuesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan, që do të
mbahen më 18 dhjetor.
“Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës dhe Vlerësim i Qendrave të Votimit në Kosovë. Shqyrtimi dhe miratimi i Analizës Gjinore dhe Moshës së Lidershipit të Partive politike: 2017-2021 Këshilli për Çështje Ligjore. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësim të anëtarëve të Kuvendit Komunal në Prishtinë 5. Të ndryshme”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.