Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, gjatë ditës së sotme do të organizojë Konferencën e VI-të të Ambasadorëve.
Në ceremoninë e hapjes së kësaj konference, fjalimet e tyre do t’i mbajnë edhe krerët e shtetit të Kosovës.
Fjalën e tij do ta ketë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe ministrja Donika Gërvalla.
Sipas njoftimit të dikasterit në fjalë, pjesëmarrës në këtë ceremoni do të jenë edhe ministra qeveritar, zëvendësministra, ambasadorë të akredituar në Kosovë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.
Ngjarja do të zhvillohet në “Hotel Venus” duke filluar nga ora 18:00.