Live

Sot seanca për marrëveshjen e fajësisë së Igor Popoviq

07:51 / 08 Gusht 2025

Nga Kosova Live

Gjykata Themelore në Prishtinë do të zhvillojë sot një seancë dëgjimore ku do të shqyrtohet marrëveshja e arritur mes Prokurorisë Speciale dhe Igor Popoviq për pranimin e fajësisë.

Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka pranuar fajësinë për veprën penale që i ngarkohet.

Marrëveshja e dorëzuar nga Prokuroria në gjykatë do të vlerësohet nga trupi gjykues, i cili më pas do të vendosë për miratimin ose refuzimin e saj, transmeton Klankosova.tv.

Ai u arrestua muajin e kaluar nga Policia e Kosovës pas një fjalimi të mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, ku, sipas aktakuzës, kishte përdorur gjuhë nxitëse kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komuniteteve të tjera etnike. 

Shpërndaje në

U Kopjua