Sot shënohet 1 Maji, i njohur ndryshe si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.
Kjo ditë simbolizon luftën për të drejtat e punës, kushte më të mira në vendin e punës dhe barazi sociale.
Edhe pse origjina e kësaj feste daton në fund të shekullit XIX, aspiratat që ajo përfaqëson mbeten aktuale sot.
Më 1 maj të 1886, mbi 200 mijë punëtorë, të mbledhur në sheshin qendror të Çikagos, nisën grevat për të kërkuar të drejtat e tyre.
1 Maji është një kujtesë e përvitshme se progresi shoqëror është i lidhur ngushtë me dinjitetin dhe fuqizimin e klasës punëtore.