Live

Sot u ekzekutuan pagat në sektorin publik – Disa policëve nuk u paguhet rrezikshmëria, në bankë u dalin më pak para se muajve të kaluar

17:49 / 28 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Janë ekzekutuar pagat sot në sektorin publik.

Pagat janë ekzekutuar në bazë të Ligjit të Ri të Pagave, mirëpo që qysh sot janë shprehur pakënaqësi të mëdha, shkruan lajmi.net.

Disa zyrtarë policorë përmes disa reagimeve në rrjete sociale kanë thënë se pagat u kanë dalë në banka më pak se muajve të kaluar.

Nga Sindikata e Policisë së Kosovës kanë thënë, se pagat kanë dalë pa rrezikshmëri, mirëpo informacione konkrete dhe të sakta, mund të dihen vetëm nesër.

“Pakënaqësi ekziston sepse rrezikshmëri nuk kanë qit. Domethanë pagat kanë dalë pa rrezikshmëri. Nuk e kem ende Listën e Pagave për me ditë ku ka pas rritje e ngritje. Këtë e kemi adresu edhe tek Avokati i Popullit, mirëpo për informacione të sakta mund të jap vetëm nesër”, thanë nga Sindikata për lajmi.net.

Zyrtarët qeveritarë ndërkaq kanë thënë se policëve përveç rritjes, do t’u paguhet edhe rrezikshmëria.

Mbetet të shihet nëse kjo do të ndodhë gjatë ditëve në vijim.

Shpërndaje në

U Kopjua