Sot varrosen katër të rinjtë që humbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime.
Arlind dhe Arsim Isufaj, do të varrosen në ora 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.
Njoftimi u bë nga ana e të afërmve të viktimave
Ndërkaq nga ora 17:00, në Dremjak të Ferizajt do të varrosen Armend Muhadini dhe Mërgim Behluli.
Në aksidentin e mbrëmshëm ishin të përfshirë tre vetura.
Po ashtu si pasojë e këtij aksidenti u lënduan edhe dy persona, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.