Live

Sot varrosen katër të rinjtë që vdiqën në aksidentin e mbrëmshëm në Ferizaj

14:27 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Sot varrosen katër të rinjtë që humbën jetën mbrëmjen e së mërkurës në rrugën Ferizaj – Shtime.

Arlind dhe Arsim Isufaj, do të varrosen në ora 16:30 në varrezat e fshatit Mollopolc të Shtimes.

Njoftimi u bë nga ana e të afërmve të viktimave

Ndërkaq nga ora 17:00, në Dremjak të Ferizajt do të varrosen Armend Muhadini dhe Mërgim Behluli.

Në aksidentin e mbrëmshëm ishin të përfshirë tre vetura.

Po ashtu si pasojë e këtij aksidenti u lënduan edhe dy persona, në mesin e tyre edhe një grua shtatzënë.

Shpërndaje në

U Kopjua