Live

Sot varroset 48 vjeçarja që u qëllua për vdekje para shtëpisë së saj nga përleshjet mes dy grupeve në Prishtinë

08:35 / 28 Mars 2024

Nga Kosova Live

48 vjeçarja që u vra aksidentalisht të martën pas një konflikti mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës, do të varroset sot.

Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e lagjes “Arbëria”, kanë konfirmuar familjarët e së ndjerës.

Kjo u konfirmua edhe nga familjarët e të ndjerës.

Si ndodhi rasti

48 vjeçare u plagos rëndë nga të shtënat me armë zjarri në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes të së mërkurës.

Siç ka bërë të ditur policia, 48 vjeçarja u qëllua nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj dhe nuk ishte pjesë e palëve të përfshira në rast, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“E ndjera është qëlluar nga arma e zjarrit derisa ndodhej në automjet pranë shtëpisë së saj ,nuk ishte e pjesë e palëve të përfshira në rast”, u tha nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit për rastin ku mbeti i vrarë edhe një 30 vjeçar.

Të dyshuarit janë Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha.

Shpërndaje në

U Kopjua