Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.
Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se është takuar më Kurtin dhe se shumicën e këshillave të tij nuk i përfill.
Tutje pohoi se marrëveshja finale Kosovë-Serbi do të ndodhë dhe që gjasat më të mëdha janë që të përballemi me një luftë.
“Jam takuar sigurisht që ai disa këshilla i përfill shumicën nuk i përfill është çështje e tij, por unë si gjithnjë kam qenë i gatshëm çdo personalitet publik të Kosovës ta ndihmoj në qëllime të mira që prej Ibrahim Rugovës të cilin e kam kritikuar kur kam qenë i pari kritizer i tij edhe e kam këshilluar dhe disa i ka marrë parasysh disa jo e deri të Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj e të tjerët. Secili e mban përgjegjësinë se çfarë bënë dhe këshillat e cilit i përfill dhe cilit nuk i përfill”, pohoi ai.
Spahiu tha se është koha pas 24 viteve të përfundimit të luftës së fundit në vend që të përmbyllet çështja e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.
“Unë besoj në një marrëveshje finale këtë vit duke evitentuar një konflikte, një luftë ose duke përfunduar një luftë. Gjasat janë që ta evitojmë luftën, por gjasat më të mëdha janë të përballemi me një luftë. 24 vite pas përfundimit të luftës se fundit është koha që të mbyllet kapitull”, tha ai.
Ai tha se me mënyrën si funksionon Qeveria Kurti, unë nuk do të mund të funksionoja.
“Nuk besoj që në kuadër kabinetit të paktën në mënyrën si funksionon ai dhe partia e tij nuk do të mund të funksionoja sepse ka një metodë ka një qasje e cila nuk përshtatet me atë se si funksionoj unë. Unë jam një njëri i përgjegjshëm që mbaj përgjegjësi për atë që kam, një njëri që do lirinë, që dua të kem liri në fushë veprimin tim në kuadër të kompetencave. Kështu që natyrisht fushat në një rrethanë të cilët do të mund ti kontribuoja në rrethana me kushtin e një kryeministri të përshtatshëm nëse vet nuk do të isha kryeministër do të ishte Arsimi, Ministria e Jashtme, Kultura, Infrastruktura këto janë fushatë të cilat do ti udhëheqja”, pohoi ai. /Kosovalive.net/