Live

Spahiu: Mund të flasim për luftë me Serbinë por ende nuk e di nëse Kurti e ka qasjen e duhur në raport me Serbinë

23:08 / 08 Janar 2023

Nga Kosova Live

Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.

Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë. Ai tha se të dy qeveritë ajo e Kosovës dhe ajo e Serbisë e kanë parë të arsyeshme që takimet t’i mbajnë të fshehura.

Duke theksuar se bisedimet e paraparë në muajin Mars janë më të rrezikshmet.

“Bisedimet nuk do të ishin të fshehta në qoftë se ata ta pranonin se po bisedojnë, ndaj të dy qeveritë e kanë parë të arsyeshme që të bëjnë bisedime të fshehta prandaj edhe i kanë bërë. Kjo është një situatë e cila në epiqendër ka faktin që sa dëshirojmë me arrit pazarin sa më të mirë për veten. Dhe bisedime që janë paraparë në muajin mars që në atë periudhë është periudha më e rrezikshme kur lufta ose do të evitohet ose do të ndodhë”, pohoi ai.

Tutje tha se qeverisjet e brendshme të Kurtit kanë dështuar pothuajse të gjitha.

“Kryeministri Kurti si duket kjo e ka anën më të fortë të lidershipit të tij politik, deri sa në qeverisjet e brendshme ka dështuar pothuajse në të gjitha fushat, në infrastrukturë sidomos vet luftimin e korrupsionit. Ministritë të cilat drejtohen nga ministrat e tij nuk është se janë më pak të korruptuar. Të gjitha këto ne do të mund t’i vlerësojmë në epilog thjeshtë kur zhvillohet një lojë shahu atëherë ne mund të bëjmë një analizë në bazë të lëvizjes në fushë se kush ka gjasë që ta fitojë lojën dhe kush jo, por në instancën e fundit tek ai i cili e bënë mat në fund, lëvizjet të cilat i ka bërë kanë qenë të duhura. Dhe epilogu i gjithë kësaj çka po ndodhë do të na tregojnë nëse lëvizjet e Albin Kurtit kanë qenë të mençura apo jo”, tha ai. /Kosovalive.net/

Shpërndaje në

U Kopjua