Sonte në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, prodhim i Kosovalive.net, i ftuar i radhës ishte, analisti Nexhmedin Spahiu.
Spahiu ka diskutuar çështje të ndryshme por me fokus ngjarjet e ndodhura së fundmi në vend dhe për zgjidhjen ultimative për Kosovën dhe Serbinë.
Ndërsa theksoi se ndërhyrja policore në vëri ishte me shumë rreziqe, analisti Spahiu pohoi se nëse do të kishte viktima në barrikadat e vendosura nga serbët do të rrënohej autoriteti i qeverisë.
“Nëse do ta bënte këtë në mënyrë të suksesshme sigurisht që do ta avanconte pozicionin e Kosovës, por varet me çfarë suksesi sepse ndryshe është nëse këtë e bënë pa asnjë viktimë, largimin e barrikadave nëse ti shkon i arreston njerëzit bënë dhe nuk ka viktima nga asnjëra palë. Ndryshe është ta bësh këtë, por të kesh viktima. Nga radhët e banditëve, policëve sigurisht që autoriteti i qeverisë së Kosovës nëse në përfundim do të ishte fituese, por prapë nuk do të ishte një fitore e pastër. Do të ishte një gjë që përveç viktimave dhe dëmeve do ta rrënonte autoritetin e qeverisë së Kosovës. Por edhe nëse nuk do të arrinte të bënte asgjë kjo do të ishte katastrofale do të ishte shumë e keqe për Kosovën.
Tutje ai tha edhe pse barrikadat u larguan të cilën e quajti një lojë, ai tha që beteja vazhdon.
“Besoj që nëse kjo punë do të zgjaste edhe një kohe më shumë besoj që do ta bënte. Zgjati mjaftë meqenëse ishte dhe një lojë nervash, kjo lojë nervash përfundojë me një remi ku të dy palët u tërhoqën deri në nja masë, por beteja vazhdon akoma“, tha ai. /Kosovalive.net/
SONDAZH
Loading ...