Live

Spanja po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit

23:50 / 24 Mars 2023

Nga Kosova Live

Më shumë se 1,500 njerëz janë evakuuar në Spanjë, pasi vendi po përballet me zjarrin e parë të madh këtë vit.

Qindra zjarrfikës po luftonin me zjarrin, i cili ka kapluar rreth 3000 hektarë në lindje të vendit.

Shërbimet e zjarrfikësve të Spanjës dhe njësia e emergjencës ushtarake (UME) vendosën 20 helikopterë dhe avionë zjarrfikës.

Shërbimi shtetëror i motit AEMET raportoi se shuarja e zjarrit po pengohej nga erërat e forta, nivelet e ulëta të lagështisë dhe temperaturat mbi 20 gradë Celsius.

“Fatkeqësisht po përballemi me zjarrin e parë të madh të vitit dhe po ndodh jashtë sezonit”, tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, raporton DW.

Vitin e kaluar, Spanja përjetoi vitin e saj më të keq të zjarreve që nga fillimi i regjistrimeve, me programin e monitorimit të Tokës të Bashkimit Evropian që regjistroi 493 zjarre. Më shumë se 3000 kilometra katrorë u shkatërruan.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...