Live

Spanja, shteti i parë europian që ua lejon grave të punësuara pushimin menstrual

22:27 / 08 Mars 2023

Nga Kosova Live

Në Spanjë, që nga 16 shkurti, gratë e punësuara, kanë mundësinë të marrin pushimin e tyre menstrual, për tre deri në pesë ditë nëse ndihen jomirë, gjatë periodave të tyre.

Irene Montero, ministrja e barazisë në Spanjë, deklaroi para legjislativit se pa këto të drejta, gratë nuk janë qytetare të plota, transmeton klankosova.tv.

Sigurimi i pushimit menstrual do të financohet nga qeveria spanjolle.

Montero vlerësoi se ky vendim është i rëndësishëm për shëndetin e grave.

Ky ligj u ka dhënë grave të drejtën e pushimit me pagesë gjatë periodave të tyre, pra, gratë do të lejohen të marrin leje gjatë menstruacioneve.

Spanja ditë më parë miratoi një sërë ligjesh për të drejtat seksuale dhe riprodhuese, duke përfshirë ato për abortin dhe të drejtat e transgjinorëve, duke e bërë atë vendin e parë në Europë që u jep punëtoreve të drejtën për pushim menstrual me pagesë.

Shpërndaje në

U Kopjua