Live

Spanja voton në zgjedhjet e katëtra parlamentare për katër vjet

16:03 / 10 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Votuesit në Spanjë i janë rikthyer kutive të votimit për zgjedhjet e katërta të përgjithshme brenda katër vjetësh.

Pas zgjedhjeve të fundit në prill, Partia Socialiste në pushtet (PSOE) fitoi shumicën e ulëseve në parlament, por ra pak nga shumica dhe nuk ishte në gjendje të krijonte një koalicion.

Spanja nuk ka një qeveri të qëndrueshme që nga viti 2015.

Votimi i sotëm është nën hije nga trazirat në Kataloni dhe ngritjen e partisë së ekstremit të djathtë Vox.

Pas votimit të prillit, Kryeministri Socialist Pedro Sanchez hyri në bisedime të koalicionit me partinë e majtë Podemos, por këto u prishën – duke bërë që ata të humbasin afatin e shtatori për të formuar qeverinë e re.

“Ekzistojnë vetëm dy mundësi: ose të votoni socialistët në mënyrë që ne të kemi një qeveri, ose të votojmë për ndonjë palë tjetër për të bllokuar Spanjën nga marrja e një qeverie përparimtare”, tha Sanchez në një tubim përmbyllës të premten.

The five main candidates standing next to each other

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...