Live

Specialja publikon emrat e mbi 70 personave që po pretendohet se u vranë e u zhdukën gjatë luftës në Kosovë

12:45 / 01 Mars 2023

Nga Kosova Live

Gjykata Speciale në Hagë ka bërë publike emrat e viktimave, të cilët po pretendohet se u vranë e u zhdukën gjatë luftës në Kosovë. Prapa këtyre veprimeve kriminale, Specialja po pretendon se po qëndrojnë ish-krerët e UÇK-së. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Bazuar në listat e publikuara janë mbi 70 emra të personave që po pretendohet se janë vrarë. Në mesin e tyre përveç serbë edhe shqiptarë, shkruan Insajderi.

Në Komunën e Drenasit, si viktima të vrasjes përmenden: Emin Emini, Ibush Hamza, Hyzri Hajrizi, Shaban Hoti, Safet Hysenaj, Bashkim Rashiti, Lutfi Xhemshiti, Shyqyri Zymeri dhe Hasan Hoxha. Tutje, përmendet edhe Ajet Gashi.

Në Komunën e Lipjanit, si viktima të vrasjes përmenden: Bojan Cvetkoviq, Zarko Filipoviq, Dragoljub Tanaskoviq, Zivota Todoroviq, Dragan Vuçetiviq.

Kurse, në Komunën e Podujevës si viktimë përmendet Osman Sinani, derisa në Komunën e Rahovecit përmendet Cvetko Pleviq, e po ashtu edhe Hysen Krasniqi. Në Suharekë, si viktima përmenden Latife Kololli dhe Rrushe Kololli.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...