Live

SPERTK ka kërkesa për deputetët e legjislaturës së shtatë

15:51 / 19 Nëntor 2019

Nga Kosova Live

Kryesia e SPERTK-së i ka drejtuar një letër deputetëve të zgjedhur për legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës

Në këtë letër, Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kërkon nga deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Kosovës, që menjëherë pas formimit të institucioneve të reja ta përfshijnë në agjendën e Kuvendit miratimin e ligjit të ri të RTK-së.

Sindikata u bën thirrje të gjitha partive politike që çështjen e ligjit të ri të RTK-së ta trajtojnë me urgjencë, sepse edhe situata në RTK është urgjente, duke filluar nga kushtet e punës e deri te kompletimi i anëtarëve të Bordit të RTK-së.

Të njëjtit thonë se Kuvendi i Kosovës si themelues i RTK-së, tash e 20 vjet ka dështuar ta miratojë ligjin e ri të RTK-së, për shkak të interesave të partive politike e nga të cilat ka pësuar më së shumti mediumi publik. Sindikata po ashtu kërkon nga përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që të bëjnë trysni tek partitë politike për të miratuar ligjin e ri të RTK-së, i cili siguron financim të pavarur, ndërtimin e objektit të ri dhe digjitalizimin e arkivit në RTK.

“Të nderuar deputetë,

Sindikata do të ndjekë nga afër angazhimin tuaj në lidhje me ligjin e ri të RTK-së. Nëse do të ketë zvarritje si deri më tani, ne jemi të detyruar të organizojmë protesta e greva deri në arritjen e kërkesave tona, të cilat janë ligjore dhe po ashtu janë detyrë e Kuvendit të Kosovës pasi është themelues i RTK-së”, përfundon letra. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...