Live

Sqarohet Papa Françesku: Të jesh homoseksual nuk është është krim, është mëkat

21:05 / 28 Janar 2023

Nga Kosova Live

“Ata që mendojnë se homoseksualiteti është krim e kanë gabim”, tha Papa Françesku në një letër të botuar sot, duke kërkuar të sqarojë komentet e tij të mëparshme për homoseksualitetin, të cilin ai ende e konsideron si mëkat.

Në një intervistë të mërkurën, Papa Françesku tha se të qenit homoseksual nuk është krim. “Nuk është krim. Po, por është mëkat”, tha ai dhe më pas shtoi: “Mungesa e mëshirës ndaj tjetrit është gjithashtu mëkat”.

Në një letër drejtuar priftit amerikan James Martin, Papa thekson se qëllimi i këtyre komenteve të fundit mbi homoseksualitetin ishte të nënvizonte se kriminaliteti nuk është as i mirë dhe as i drejtë.

Letra e Papa Françeskut, i cili është 86 vjeç, është një përgjigje ndaj letrës së James Martin, i cili kërkoi sqarime pas deklaratave të Papa Françeskut të mërkurën në një intervistë për agjencinë amerikane të lajmeve Associated Press.

Shpërndaje në

U Kopjua