Live

​Stafi i AKP-së ndihmon familjet e dëmtuara nga vërshimet

17:03 / 23 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Stafi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka zhvilluar një aksion humanitar me qëllim që t’u ndihmohet familjeve të dëmtuara nga vërshimet si pasojë e të reshurave atmosferike që goditën disa pjesë të Kosovës kohë më parë.

AKP njofton se nga ky aksion është grumbulluar një shumë e konsiderueshme e mjeteve nga ana e punëtorëve të AKP-së, të cilët dëshmuan humanizëm dhe shpirt solidar me qytetarët që pësuan nga vërshimet.

“Mjetet e grumbulluara janë transferuar në llogari bankare që institucionet publike i kanë përcaktuar për këtë destinim”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...