Live

Stano: Borrell kërkoi që Kurti dhe Vuçiq të tregojnë gatishmëri për kompromis

17:02 / 11 Nëntor 2022

Nga Kosova Live

Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian, ka njoftuar se Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, gjatë takimit që ky i fundit ka pasur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiqi, u ka kërkuar të dyve që të tregojnë gatishmëri për kompromis.

Po ashtu, Stano ka njoftuar se, përfaqësuesi i Lartë i BE-së, nga Kurti dhe Vuçiqi, ka kërkuar edhe që të respektojnë angazhimet e tyre në dialog

Tutje, zëdhënësi i BE-së, ka thënë se normalizimi është një faktor kyç në rrugën e Kosovës dhe Serbisë për në BE.

“Kosovë/Serbi: Josep Borrell u takua me Albin Kurtin dhe Aleksander Vuçiq në Paris, u kërkoi atyre që të tregojnë gatishmëri për një kompromis dhe të respektojnë angazhimet e tyre në Dialog. Normalizimi është një faktor kyç në rrugën e Kosovës e Serbi në BE. Këshilli i Punëve të Jashtme do ta diskutojë këtë çështje të hënën”, ka thënë Stano.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...