Live

Statovci e quan Çitakun “Ambasadore të ndarjes”: Në Washington u angazhua për t’ja cunguar kufijtë Kosovës

20:32 / 21 Janar 2023

Nga Kosova Live

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, i ka reaguar nënkryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, rreth çështjes së kufijve.

Statovci e ka quajtur Çitakun “Ambasadore të ndarjes”.

Sipas Statovcit, Çitaku ishte angazhuar në Washington sa ishte ambasadore, për t’ja cunguar kufijtë Kosovës.

“E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës.

“Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora. E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar Statovci.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...