Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci, ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Reçaku, ku humben jetën 45 shqiptarë.
Statovci ka thënë se kjo masakër hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për liri, teksa thotë se e njëjta zgjoi vëmendjen e botes për krimet shfarosëse në Kosovë.
Ajo ka përmendur edhe mohimin e kësaj masakre nga shteti i Serbisë.
Postimi i plotë i saj:
Njëzet e katër vjet më parë, forcat serbe vranë 45 shqiptarë etnikë në fshatin Reçak.
15 janari i 99-ës është data kur Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot; masakra që zgjoi vëmendjen e botes për krimet shfarosëse në Kosovë.
Sot, së bashku me krerët shtetëror dhe ambasadorin Walker, bëmë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak, ku pamë nga afër vajtimin e familjarëve të të vrarëve nga kjo masakër. E ky lot rëndon më shumë, kur ata që atë botë i shërbyen propagandes, sot tentojn ta shtremberojnë të vërteten.
Krimet e luftes nuk do të amnistohen, e as nuk do të harrohen!