Live

Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë, por lokacioni nuk është përcaktuar ende

10:23 / 20 Dhjetor 2019

Nga Kosova Live

E PREMTE, 20 DHJETOR 2019 | KOSOVAPRESS

Trajneri i mirënjohur kosovar, Driton Kuka njoftoi se statuja e kampionës së parë dhe të vetme olimpike Majlinda Kelmendi është duke ardhur në Kosovë.

Problemi është se ende nuk është ndarë lokacioni nga Komuna e Prishtinës se ku do të vendoset kjo statujë.

“Statuja e Majlindës po vjen në Kosovë. Kërkesa e jonë nëpërmes Ministrisë drejtuar Komunës së Prishtinës qysh në muajt e verës deri sot ka mbet pa përgjigje. E kemi menduar statujën të ngrihet në kryeqytet si kampionia e parë dhe e vetme olimpike por kot”, tha Kuka.

Ai shtoi se kryetari i Prishtinës Shpend Ahemti nuk ka asnjë informacion për këtë çështje.

Kuka ka publikuar edhe emailin e pranuar drejtuesi i projektit për statujën, Jessie Schattner i cili kërkon të dijë adresën e saktë se ku duhet të dorëzojnë statujën.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...