Live

Stolitë e argjendit: 3 hapa se si të ktheni shkëlqimin e tyre

14:51 / 26 Tetor 2022

Nga Kosova Live

Stolitë e argjendta janë një dhuratë e zakonshme

Jo vetëm stolitë e femrave dhe të meshkujve por edhe monedhat e argjendit mund të pastrohën në këtë mënyrë.

Jo vetëm që argjendi është i bukur dhe cilësor, por është i përshtatshëm për çdo rast.

Argjendi mund të paraqesë një pjesë efektive të stolive për solemnitete të ndryshme, mirëpo është pjesë e cila do të bartet edhe në raste të tjera.

Me kalimin e kohës, argjendi humb ngjyrën e tij të dallueshme, mirëpo mirëmbajtja e tyre është esenciale, dhe në vend se të blini pastrues të shtrenjtë të stolive, ju mund t’i pastroni ato edhe vetë.

Pastrimi i argjendit

Pjesa më e mirë e kësaj është se përbërësit për pastrimin e stolive veçse mund t’i keni në kuzhinë.

E gjitha që ju nevojitet janë: folie alumini, ujë i vëluar dhe sodë bikarbonati.

Thjesht vendosni një copë folie në fund të enës dhe në të vendosni stolitë e argjendta të cilat doni t’i pastroni.

Hidhni sodën dhe pastaj ujin.

Stolitë e vjetra do të bëhen si të reja.

Ndiqeni videon e mëposhtme për ta parë hollësisht këtë metodë:

Shpërndaje në

U Kopjua