Live

Stoltenberg: Një sulm kibernetik mund ta aktivizojë Artikullin 5 të NATO-s

14:39 / 28 Gusht 2019

Nga Kosova Live

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se 29 vendet anëtare të aleancës ushtarake perëndimore, do të  përgjigjeshin tok nëse një sulm kibernetik godet vetëm njërin prej tyre.

Ai ka deklaruar se një incident i tillë do të aktivizonte menjëherë Artikullin 5 i cili nuk është aktivizuar që prej sulmeve terroriste të 11 Shtatorit në SHBA në 2001.

“Kemi dizajnuar një hapësirë për mbrojtjen kibernetike me të cilën NATO-ja do të mbrohet në rast sulmi kibernetik, njëlloj siç bën me sulme ajrore, tokësore dhe detare”, ka thënë Stoltenberg.

Nuk është hera e parë që Stoltenberg ka lëshuar deklarata të tilla. Si një shembull ai përmendi sulmin me Ransomware WannaCry në 2017-ën që shkatërroi sistemet kompjuterike të Shëndetit Publik Britanik.

Adoptimi i idesë sulmi kundër një është ndaj të gjithë bëhet problematik nëse aplikohet mbi hapësirën kibernetike.

Gjatë Luftës së Ftohtë sulmet mund të identifikoheshin lehtësisht nga vinin, por sot në botën kibernetike nuk është aq e thjeshtë. Kur Estonia pësoi një sulm kibernetik në 2007, ajo fajësoi Rusinë.

Por a qëndronte në të vërtetë shteti rus pas sulmi apo “hakerë patriotikë” të operojnë brenda Rusisë? Në Dhjetor të vitit 2015 Rusia u akuzua për fikjen e stacioneve të energjisë në Ukrainë. Shkatërrimi i infrastrukturës së një vendi anëtar të NATO-s, ku Ukraina nuk bën pjesë, do të mjaftonte për aktivizimin e Artikullit 5.

Shpërndaje në

U Kopjua