Live

“Strategjia e Gjestit, viktimizimi”

15:21 / 24 Mars 2025

Nga Kosova Live

Ish-banori i Big Brother Elton Tozaj, ka komentuar ngjarjet në “Big Brother VIP 4”.

Ai është pyetur edhe për Gjestin, duke u shprehur se strategjia e tij është viktimizimi.

“Që Egli ka ‘ngrënë’ Gjestin dhe Gjesti ka ‘ngrënë’ Eglin. Që do të thotë se deri dje ishte Egli ajo që i shkonte nga pas Gjestit, tani kemi Gjestin që i shkon nga pas Eglit. Kemi tre ditë që shohim që Gjesti i shkon para-mbrapa Eglit, sado që ajo i thotë ‘largohu, nuk dua’, ai prapë i shkon e i thotë ‘ti duhet të më sqarosh”

A mund të jetë kjo një strategji e Gjestit, që ka kuptuar që ajo mund të ketë dalë si viktimë jashtë dhe tani do ai që të jetë viktimë, e ka pyetur gazetari Sharka.

Ajo është strategjia e vetme që ai ka në atë shtëpi, viktimizimi. E ka bërë përherë, në të gjitha debatet. Gjesti ka një problem, Gjesti nuk debaton, Gjesti viktimizohet. Asnjëherë nuk e kam dëgjuar të japë një argument në një debat. E kam pasur shumë xhan Gjestin në fillim, jo se nuk e kam më si njeri, por si lojtar më ka zhgënjyer jashtëzakonisht shumë. Prisja shumë, prisja një lojtar që hyri me një vrull të madh. Kam qenë unë që kam thënë që Gjesti është varrmihësi i këtij “Big Brother VIP 4”. Prisja më shumë zarfa të zinj. Edhe ajo është një farë strategjie, por dhe ajo vjen një pikë që duhet të mbarojë. Çfarë po bën më tepër?

Shpërndaje në

U Kopjua