Live

Stresi ndërhyri mes saj dhe Atdheut, Xhuli: Ti kuptohu me gruan tënde nëse mundesh

15:43 / 05 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Dy banorët e Big Brother VIP Kosova, Xhuli Nura dhe Stresi po vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes me debatet mes njëri-tjetrit.

Edhe sot (e diel) dyshja janë përplasur sërish teksa nuk kanë munguar thumbat.

Teksa ajo po bisedonte me Atdhen, reperi ka ndërhyrë duke e larguar atë nga Xhuli.

“Kuptohem pa fol unë me të, nuk kam nevojë me fol, vetëm me sy”, i tha Stresi asaj referuar Atdheut.

“Ti kuptohu me gruan tënde nëse mundesh”, i është kundërpërgjigjur Xhuli.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Kosova

Më pas nuk ka munguar një tjetër përgjigje nga ana e reperit nga Shqipëria, i cili iu drejtua duke i thënë se të gjithë e kanë kuptuar se çfarë personi është ajo.

“Nuk kam çfarë të jap më për ty i ke dhënë të gjitha vet, e kanë kuptuar një Kosovë e një Shqipëri se kush je ti”, tha Stresi.

Kujtojmë që Atdheu i dha fund marrëdhënies që nisi me Xhulin pak ditë më parë brenda shtëpisë së BBVK.

Një histori e Xhulit lënë jashtë me një person tjetër, ndikoi që Atdheu të distancohet nga ajo.

Shpërndaje në

U Kopjua