Live

Stresi reagon pasi u shpall fitues në BBVK: Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni votuar, kam qenë vetvetja

19:27 / 18 Mars 2023

Nga Kosova Live

Stresi u zgjodh fitues i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ai fitoi plot 160 mijë euro nga çmimi i madh 200 mijë, pasi nga 10 mijë u ndanë për katër finalistët e tjerë.

Reperi nga Shqipëria ka bërë një reagim pas daljes nga shtëpia dhe pas fitores në këtë ‘reality show’.

“Ju falënderoj shumë të gjithëve që keni votuar. Ka qenë një fitore shumë e madhe, desha të ju them që ishte një eksperiencë shumë e fortë. Një eksperiencë që e kalon robi një herë në jetë, por edhe e vështirë edhe besoj e keni parë rrugëtimin tim aty”, theksoi Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) i Stresit.

I njëjti tha disa herë se në këtë format ka qenë plotësisht vetvetja dhe se nuk ka bërë ndonjë strategji.

“Nuk ka qenë ndonjë strategji, por ka qenë realiteti pavarësisht që aty është një lojë të futesh në role, por nuk kam ditur ta bëj atë punë. Më së miri di ta bëj vetveten time pavarësisht që njerëzit kanë dyshuar në mua dhe janë munduar me çdo lloj arme me më mposht, por nuk është problem. Zoti është i madh, unë kam thënë që prej ditës së parë që kam hy në Big Brother VIP Kosova që unë kështu jam. Ju thashë të gjithë kundërshtarëve të mirë që do të ju përcjelli. E vërteta doli, kështu që ju përshëndes shumë”, përfundoi Stresi. 

Shpërndaje në

U Kopjua