Live

Stuart Peach viziton ambasadën e Kosovës në Londër

15:45 / 02 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Stuart Peach është pritur sot nga ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti, në shtëpinë diplomatike kosovare në Londër.

Kapiti tha se gjatë pritjes së Peach, vlerësoi kontributin e Britanisë për të sjellë paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“I lumtur që prita Lordin Stuart Peach sot në ambasadën e Kosovës në Londër, ku vlerësova kontributin Britanisë në ofrimin e Paqes dhe Stabilitetit brenda Ballkanit Perëndimor, duke siguruar që marrëdhëniet paqësore të Kosovës të ngrihen përmes mbështetjes së organizatave ndërkombëtare”, ka shkruar Kapiti në Twitter.

Peach shërbeu si Komandant Ajror i NATO-s në Kosovë në vitin 2000.

Shpërndaje në

U Kopjua