Live

Studimi tregon nëse qentë i përgjigjen ujqërve

09:29 / 20 Shkurt 2023

Nga Kosova Live

Qeni i racës husky siberian, i quajtur Bizhu, shpesh ulërin si ujk, ndërsa qentë e tjerë reagojnë ndryshe ndaj ulërimës së tij. Kjo gjë i dha idenë pronarit të saj, etologut hungarez Fanni Lehoczki, të eksploronte pse disa qen janë më të prirur për të ulëritur.

Pra, studiuesit e Departamentit të Etologjisë, në Universitetin Eotvos Lorand të Budapestit, ekzaminuan nëse racat specifike të qenve janë më të prirur për të ulëritur dhe nëse kjo kishte të bënte me afërsinë e tyre gjenetike me ujqërit: “Zbulimi kryesor ishte se raca në fakt ka rëndësi. Më saktësisht, se ato raca që janë gjenetikisht më afër ujqërve janë më të prirur për t’u përgjigjur me ulërimë dhe ata gjithashtu tregojnë më shumë sinjale stresi sesa qentë që janë më pak të lidhur me ujqit”.

Lehoczki dhe ekipi i saj ekzaminuan se si raca, mosha dhe seksi i qenve kanë ndikim në sjelljen e tyre, duke testuar 68 qen të racave të pastra, duke luajtur regjistrime 3-minutëshe të ulërimave të ujqërve dhe duke vëzhguar reagimet e tyre në një dhomë të mbyllur laboratori. Qentë që u bënë pjesë e eksperimentit iu përkisnin 28 racave të ndryshme, duke filluar nga racat e lashta si Shiba inu, Husky siberian, malamute Alaskan dhe Pekinez, deri te bull terrierët dhe boksierët.

“Zbulimi kryesor ishte se ato raca që janë gjenetikisht më afër ujqërve janë më të prirur për t’u përgjigjur me ulërimë dhe ata gjithashtu tregojnë më shumë sinjale stresi sesa qentë që janë më pak të lidhur me ujqërit”, tha Lehoczki.

Këto lidhje gjenetike janë të vërteta vetëm për qentë që janë më të vjetër se 5 vjet. Ndër qentë më të rinj nuk kishte asnjë ndryshim midis racave. Qentë e moshuar të racave më të lashta reaguan me ulërima më të gjata dhe treguan gjithashtu më shumë sjellje të lidhura me stresin, ndërsa racat më moderne dukej se reagonin me lehje. Hulumtimi gjithashtu arriti në përfundimin se racat që tentojnë të ulërijnë më shumë tregojnë gjithashtu sjellje më të lidhura me stresin, si lëkundjet e trupit, ose kruarja e trupit: “Kjo është hera e parë që mund të tregojmë në fakt se zbutja ka pasur një ndikim të fortë në sjelljen vokale të qenve”.

Ky është studimi i parë që tenton të zbulojë posaçërisht ulërimat tek qentë.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...