Të paktën 190 njerëz janë konfirmuar të vdekur në Malawi pasi stuhia tropikale “Freddy” goditi Afrikën jugore për hërë të dytë brenda një muaji. Sasi frikësuese të ujit të trubullt kanë vërshuar nëpër lagje, duke përfshirë edhe shtëpitë. Në Qendrën tregtare ne Malawi, Blantyre, janë regjistruar shumica e vdekjeve, 158, përfshirë 36 nga rrëshqitja e dheut. Qeveria ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në 10 zonat jugore që janë goditur më rëndë nga stuhia. Punonjësit e shpëtimit janë të mbingarkuar dhe po përdorin lopatat për të gjetur të mbijetuarit të cilët kanë mbetur në baltë.
“Kemi lumenj të vërshuar, kemi njerëz të cilët jane përfshirë nga ujërat , po ashtu raportohet për shtëpi dhe objekte që po shemben”, tha zëdhënesi i policisë Peter Kalaya për BBC. Agjensia qeveritare për ndihmë ndaj fatkeqësive tha se numri i të vdekurve ishte rritur nga 99 sa ishte të hënën në 190, ndërsa rreth 584 njerëz u lënduan dhe 37 ishin ende të zhdukur. Më shumë se 2000 njerëz janë zhvendosur, deklaroi ai. Ndërsa nga spitali kryesor të Blantyres deklaruan se më nuk mund ta përballojnë numrin e madh të trupave që po pranonin.
Ata u bënë thirje familjarëve te viktimave që të mbledhin kufomat e tyre për varrim, pasi që morgut të spitalit po i mbaronte hapësira. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi disa zona mbeten të bllokuara për shkak të shiut të vazhdueshëm, të rrëmbyeshëm dhe erërave të forta. Suhia ka dëmtuar gjithashtu furnizimin me energji elktrike ne Malawi, ne shumicën e pjesëve të vendit që po përballen me ndërprerje të zgjatura. Kompania kombëtare e energjisë elektrike tha se hidrocentrali i saj nuk po funksiononte pasi ishte mbushur me mbeturina. Komunitetet e varfëra me popullsi të dendur, që jetojnë në shtëpi me tulla dhe baltë, janë goditur më rëndë.
Disa nga këto shtëpi janë shembur në ujërat përmbytës ndërsa disa të tjera jane shkatërruar plotësisht. OKB-ja dhe dhe agjensitë e tjera kanë paralajmëruar se stuhia mund të nxisë një shpërthim kolere- një nga krizat më të keqija të shëndetit publik në Malawi.
Qeveria ka apeluar për ndihmë për dhjetëra mijëra njerëz që kanë mbetur pa ushqim dhe strehim. Freddy është cikloni tropical më i fortë i regjistruar dhe po ashtu mund te ketë jetëgjatësi më te madhe, sipas organizates Botërore Meteorologjike. Të dielën stuhia goditi Mozambikun si një ciklon- për herë të dytë në më pak së nje muaj- pasi goditi kombin ishullor të Madagastarit në Oqeanin Indianm duke shkaktuar shkatërrime të rënda. Ka qenë e vështirë të përcaktohet shkalla e dëmit të shkaktuar në Mozambik dhe numri i vdekjeve, pasi furnizimi me energji elektrike dhe sinjalet telefonike u ndërprenë në disa pjesë të zonave të prekuara. Deri me tani janë raportuar rreth 10 vdekje.
Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës po i bënë stuhitë tropikale në mbarë botën më të lagështa, dhe me erë me intensive. Freddy kishte thyer rekorde për forcën që pati gjatë shtegut prej 8.000 km (5000 milje) që pershkoi Oqeanin Indian nga Australia veriperëndimore.