Live

Sulm me thikë në një kishë në Spanjë, vdes një person – prifti në gjendje të rëndë

20:33 / 26 Janar 2023

Nga Kosova Live

Spanja u trondit nga një sulm me thikë, i cili la të vdekur drejtuesin dhe plagosi rëndë priftin e kishës ku ndodhi ngjarja.

Mediat spanjolle raportojnë se të plagosur mbetën edhe tre persona të tjerë, ku gjendja e tyre nuk bëhet e ditur. Sipas dëshmitarëve autori i armatosur përpara se të niste sulmin ka thënë fjalët, të cilat mbeten ende enigmatike.

Policia ka bërë të mundur arrestimin e tij, pas ngjarjeve të rënda në ambientin e brendshëm dhe të brendshëm të Kishës.

“Faktet janë duke u analizuar dhe hetuar. Shkaqet e sulmit nuk mund të përdoren për momentin”, njoftojnë Ministrinë e Brendshme.

Prokuroria njoftoi se hetimi do të drejtohet nga një gjyqtar i Kombëtares, një gjykatës përgjegjëse për çështjet e terrorizmit./TCH

Shpërndaje në

U Kopjua