Live

Sulm vdekjeprurës me raketa në një shkollë në Donetsk

16:41 / 13 Mars 2023

Nga Kosova Live

Forcat ruse kanë gjuajtur dy raketa në një shkollë në Avdiivka, të Donetskut, ka njoftuar Andrii Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas.

Yermak tha se një banor vendas vdiq në sulm, por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme.

Forcat ruse kanë vazhduar me operacionet e tyre sulmuese në zonat Lyman, Bakhmut, Avdiivka, Maryinka dhe Shakhtar, në rajonin e Donetskut, prej muajsh, shkruan Skynews.

Ata duket se synojnë të kapin të gjithë rajonin industrial të Donbasit të Ukrainës, i cili përbëhet nga zona e Donetsk dhe Luhansk.

Shpërndaje në

U Kopjua