Ukraina ka sulmuar në Melitopolin e pushtuar, qytet me rëndësi strategjike që gjendet në jug të vendit.
Në anën tjetër, rusët kanë pranuar se sulmet raketore vranë dy persona.
Sipas autoriteteve lokale në atë rajon, thuhet se në sulmet raketore janë vrarë dy persona dhe 10 tjerë janë plagosur, derisa këtë e ka konfirmuar edhe kryetari në ekzil i qytetit Ivan Fedorov.
Ai pretendon se në sulm janë goditur kishat që rusët i shndërruan në “qendra komandimi”.
Sipas mediave të huaja, transmeton Telegrafi, këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, thotë se qyteti Melitopol ka rëndësi të madhe për mbrojtjen e jugut të vendit.
“Nëse bie qyteti, do të shembet e tërë linja deri në Kherson”, ka shtuar ai përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale.