Rrjeti i OJQ-ve AVONET ka dënuar sulmin në qytetin e Shtërpcës ku dy persona mbetën të plagosur.
AVONET e ka cilësuar këtë rast si makabër, shkruan kosovalive.net
“AVONET, dënon fuqishëm këtë veprim makabër dhe kërkon që autori i këtij akti të merr dënimin e merituar dhe veprimet e tilla e cenojnë frymën e mirë të bashkjetesës”, thuhet ndër të tjera në reagimin e AVONET.
KOMUNIKATA E PLOTË E AVONET:
Deklaratë për media
Plagosja e dy të rinjve është rast makabër
Regjioni i Ferizajt, konsiderohet si një prej regjioneve më të qeta dhe ka një bashkjetesë shembull mes komuniteteve, gjë që është dëshmuar.
AVONET, dënon fuqishëm këtë veprim makabër dhe kërkon që autori i këtij akti të merr dënimin e merituar dhe veprimet e tilla e cenojnë frymën e mirë të bashkjetesës.
Bashkjetesa mes komuniteteve është dëshmuar se në Shterpcë dhe në regjionin e Ferizajt janë thellësisht të ndërtuara, e ky rast nuk guxon të lejoj që kjo bashkjetesë të cenoj raportet mes qytetarëve.
AVONET kërkon që institucionet e Republikës së Kosovës që të trajtojnë me seriozitetin më të lartë këtë rast.
AVONET, shpreh mirënjohje dhe konsideron se Policia e Kosovës ka treguar efikasitetin më të lartë dhe ka arritur të arrestoj kryesin e veprës.
Të plagosurëve ju dëshirojmë shërim të shpejtë dhe nesër së bashku të festojmë krishtlindjet e besimtareve ortodoks.