Në komunën e Pejës, saktësisht në shkollën fillore ‘8 Marsi Turhan Bajraktari’ ka ndodhur një incident, ku është sulmuar një gazetare nga menaxher i qendrës së votimit në atë shkollë.
Siç ka mësuar Gazeta Metro, gazetarja në fjalë ka tentuar ti fotografoj punonjësit duke pire duhan në vend ku është e ndaluar pirja e duhanit.
Ndërkaq në mënyrë të dhunshëm ka vepruar drejtori i shkollës ‘8 Marsi Turhan Bajraktari’ i cili është në detyrën e menaxherit të qendrës së vendvotimit në këtë shkollë, ai dhunshëm e ka përzë nga aty gazetaren cila ishte duke e kryer detyrën e saj.