Live

Sulmohet fizikisht gazetarja në Pejë: Drejtori e kap përkrahu dhe e tërheq jashtë

11:49 / 06 Tetor 2019

Nga Kosova Live

Në komunën e Pejës, saktësisht në shkollën fillore ‘8 Marsi Turhan Bajraktari’  ka ndodhur një incident, ku është sulmuar një gazetare nga menaxher i qendrës së votimit në atë shkollë.

Siç ka mësuar Gazeta Metro, gazetarja në fjalë ka tentuar ti fotografoj punonjësit duke pire duhan në vend ku është e ndaluar pirja e duhanit.

Ndërkaq në mënyrë të dhunshëm ka vepruar  drejtori i shkollës ‘8 Marsi Turhan Bajraktari’ i cili është në detyrën e menaxherit të qendrës së vendvotimit në këtë shkollë, ai dhunshëm e ka përzë nga aty gazetaren cila ishte duke e kryer detyrën e saj.

Shpërndaje në

U Kopjua