Policia e Kosovës ka njoftuar se të mërkurën është arrestuar një burrë në Prishtinë nën dyshimin se ka sulmuar seksualisht një grua.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Në konsultim me prokurorin, viktima është dërguar për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.